MENU
klinika

Ditë apo javë zgjedhjesh?

Kur dalin rezultatet e garës presidenciale në SHBA?

03.11.2020 - 15:52

Dita e zgjedhjeve mund të shndërrohet në javë zgjedhjesh nëse gara mes Donald Trump dhe Joe Biden është e përafërt.

Një rekord prej 98 milion njerëz kanë votuar tashmë përpara ditës së zgjedhjeve, që do të thotë se gara presidenciale e vitit 2020, do të jetë e para në histori në të cilën më shumë njerëz votojnë para ditës së zgjedhjeve sesa në të. Shkaku për këtë sigurisht është bërë pandemia, por pasojat janë të panjohura.

Një ndër pasojat është ngjizja e disa parregullsive në ditën e zgjedhjeve: rezultatet mund të vijnë më shpejt se zakonisht në disa vende, ndërsa vonohen në mënyrë të jashtëzakonshme tek të tjera shtete.

Një valë e re e tmerrshme e koronavirusit gjithashtu mund të ngadalësojë votimin dhe numërimin. Dhe Trump ka kaluar disa javë duke u mbështetur tek akuza të rreme për manipulim të votuesve dhe vjedhje të votave. Veprimet e paparashikueshme në ditën e zgjedhjeve nga Trump ose stafi i tij mund të prishin procesin.

Zyrtarët e zgjedhjeve amerikane dhe organizatat e medias, thonë se ka një mundësi të mirë që fituesi i zgjedhjeve të mos jetë i qartë deri në mesnatën e së martës. Kjo nuk do të ishte e pazakontë – numërimi ka kaluar mesnatën në tre nga pesë zgjedhjet e fundit, në 2000, 2004 dhe 2016.

Nga ana tjetër, mund të jepet një rezultat i garës presidenciale deri në fund të natës, nëse secili kandidat arrin fitore vendimtare në shtetet kryesore. Pra, a do zgjasë kjo kohë zgjedhjesh një javë, a një ditë, i mbetet kohës për ta treguar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN