MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur është koha e duhur për të marrë vitaminat gjatë ditës?

23.11.2020 - 09:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kur është koha e duhur për të marrë vitaminat gjatë ditës?

Mjeku: Ekspertët bashkohen me idenë se vitaminat duhet të merren pothuajse në të njëjtën kohë, çdo ditë. Pra, ka rëndësi që të mos u ndryshoni orarin. Nga ana tjetër, me rëndësi të madhe është edhe absorbimi – pra thithja e tyre nga organizmi. Nuk mjafton vetëm t’i vendosni në gojë dhe t’i pini.

Disa vitamina absorbohen më mirë kur merren me ushqim. Këto përfshijnë suplemente të tretshme në yndyrë si vitaminat A, D, E dhe K, sipas Medical News Today.

Suplementet minerale si magnezi, zinku dhe kalciumi nuk absorbohen mirë kur merren së bashku. Ata luftojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të eleminojë efikasitetin e përgjithshëm. Merrini individualisht, mundësisht pas një vakti për të shmangur shqetësimet në stomak.

Vitaminat B, të cilat përfshijnë niacin, acid folik, tiamin dhe riboflavinë, përveç B6 dhe B12, sigurojnë energji pas konsumit. Për këtë arsye, do të ishte mirë që t’i konsumoni në mëngjes.

Disa vitamina mund të ndërveprojnë me ilaçet, kështu që para se t’i bëni pjesë të rutinës suaj, konsultohuni paraprakisht me mjekun ose farmacistin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.