MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur nevojitet transfuzioni i plazmës së gjakut?

22.11.2020 - 06:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kur nevojitet transfuzioni i plazmës së gjakut?

Mjeku: Transfuzioni i plazmë shërben si trajtim në shumë raste, së fundmi kemi dëgjuar edhe për plazmën e atyre që kanë kaluar infeksionin COVID-19 që shërben si trajtim për pacientët e infektuar rishtas. Në Shqipëri ka nisur të përdoret ky trajtim, por në botë ende vijojnë studime për këtë.

Por në raste të tjera, transfuzioni i plazmës bëhet kur një person ka pësuar djegie apo një incident të rëndë, dhe ndihmon në rikuperimin e vëllimit të gjakut të humbur.

Përveç kësaj, për vetë faktin se në plazmë ndodhen dhe elementët e mpiksjes, kjo teknike bllokon hemorragjinë sa më shpejt. Në veçanti, e nevojshme tek personat që vuajnë nga sëmundje si hemofilia, që vjen për shkak të mungesës së një prej këtyre elementëve.

Gjithashtu transfuzioni i plazmës përdoret edhe në rastet e transplantim të mëlçisë. Për këtë po përdoret një teknike e transfuzioni jo të të gjithë plazmës por të molekulave të nevojshme, flasim për të ashtuquajturat produkte të gjakut.

Në rastin e hemofilisë, për shembull, mund të transferohet vetëm faktori i mpiksjes për të cilën ka nevojë personi.

Si përfundim, është një teknikë e thjeshtë që mund të shpëtojë jetën e shumë personave. Prandaj është e rëndësishme të kujtojmë se përmes një dhurimi të thjeshtë mund të ndihmojmë dikë në vështirësi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.