MENU
klinika

Mes tyre edhe një femër

Kush janë 8 ‘shënjestrat’ e radhës të OFL?

05.11.2020 - 13:35

Tetë të dënuar duhet të deklarojnë burimin e pasurisë. Opercioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në 5 qytete duke i dërguar formularin e vetëdeklarimit.

Njoftimi i policise

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. D.(Rr.), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
S. D., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
M. A., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Ll. D., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;
A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;
Sh. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
M. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
S. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.