MENU
klinika

Rreth 7 mijë raste në një ditë

Ky vend po përballet me valën e tretë të koronavirusit!

05.11.2020 - 13:13

Kryeqyteti indian New Delhi po përjeton një valë të tretë koronavirusit, duke u përballur me një shtim të rasteve Covid-19, sipas kryeministrit të qytetit.

Qyteti raportoi 6,842 raste të reja me koronavirus të mërkurën – rritja më e lartë e infeksioneve me Covid-19 për të dytën ditë me radhë, sipas Departamentit të Shëndetit të New Delhi-t. Një ditë më parë, qyteti raportoi 6.725 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve në New Delhi është aktualisht 409.938. Nga ky total, 37,369 pacientë janë akoma raste aktive.

“Gjatë ditëve të kaluara, ka pasur një rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Mendoj se mund ta quajmë këtë vala e tretë, sepse nga fillimi i tetorit, numrat kishin filluar të binin – madje ranë nën 3,000″, -tha dje kryeministri Arvind Kejriwal.

India regjistroi 50,210 raste të reja të mërkurën, duke e çuar totalin e vendit në 8,36 milionë raste dhe 124,315 viktima si pasojë e Covid-19.