MENU
klinika

NBA

Lakers bëjnë goditjen e radhës në merkato

23.11.2020 - 09:59

Basketbollisti spanjoll Marc Gasol ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Lakers, skuadër me të cilën më parë ka luajtur edhe vëllai i tij Pau Gasol. Lojtari vjen nga ekipi kanadez i Toronto dhe do të përfitojë 2.56 milionë dollarë në sezon.

Për të siguruar shtatlartin spanjoll, ekipi kalifornian ka shitur JaVale McGee te skuadra e Cleveland Cavaliers. Marc Gasol, 35 vjeç, ka kaluar pjesën më të gjatë të karrierës së tij në NBA te skuadra e Memphis, por dy vitet e fundit u aktivizua te Toronto, ku dhe u shpall kampion një vit më parë.

Tashmë vjen lëvizja e radhës. Lakers është aktiv në merkato, duke dashur të mbajë titullin kampion dhe për këtë rikonfirmuar dyshen Davis-James. NBA fillon më 22 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN