MENU
klinika

Serie A, Java 7

Lazio ndal Juventusin në ekstrem

08.11.2020 - 14:30

Juventus është ndalur në ekstremin e ndeshjes në “Olimpico” përballë Lazios. Sekondat e fundit ishin fatale për miqtë, pasi po udhëhiqnin 0-1, por në fund përfundon 1-1.

Cristiano Ronaldo dërgoi topin në rrjetë në minutën e 15′. Cuadrado futi një top në zonë dhe portugezi e dërgoi në rrjetë për 0-1. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Portugezi më vonë lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal në shtyllë. Reina dhe mbrojtësit u mposhtën, por fatmirësisht ishte shtylla që e ndali. CR7 u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë dhe në vend të tij hyri Dybala.

Lazio nuk u dorëzua deri në fund dhe tentoi fort për të mos dalë të humbur nga shtëpia. Dhe në 95’, në ekstremin e ndeshjes, Caicedo barazon shifrat në 1-1. Një pikë e fituar për Lazion dhe dy të lëna për Juven për nga mënyra se si shkoi takimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN