MENU
klinika

Situata nga pandemia

Lazio si vatër, infektohet edhe Igli Tare

07.11.2020 - 12:49

Lazio kohët e fundit ka qenë e përfshirë me shumë pjesëtarë të infektuar nga Covid-19. Një ndër ta ishte edhe Thomas Strakosha, që nuk është grumbulluar me ekipin kombëtar dhe as me ekipin e tij.

Edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa këtë e ka zbuluar vetë presidenti Claudio Lotito në një intervistë të dhënë së fundmi, ku ka folur për situatën e krijuar nga pandemia në skuadrën kryeqytetase.

“Igli Tare është gjithashtu pozitiv me Koronavirus. Megjithatë sot nuk iu tregon askush nëse është dikush i infektuar apo jo. Ekziston një pasiguri në ligje rezultatet e tamponëve.

igli tare e lotito
igli tare e lotito

Sipas mendimit tim gjithçka duhet ta vendosë mjeku. Për ndeshjen me Torinon ne morëm rezultatet e tamponëve dhe pasi lojtarët rezultuan negativë zbritën në fusha”, – u shpreh Lotito.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN