MENU
klinika

“Ju vrasës të mallkuar të..."

Makina përplas portën hyrëse të zyrës së Merkelit!

25.11.2020 - 11:30

Një makinë ka përplasur portën hyrëse të zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel mëngjesin e sotëm. Nuk ka raportime për viktima.

“Ruters” ka publikuar pamje nga skena ku shfaqen oficerë policie dhe një makinë mbi të cilën shkruhet: “Stop politikave globaliste”.

Gjithashtu në anën tjetër të makinës shkruhet: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”.

Dhjetëra policë dhe një makinë zjarrfikëse ishin në skenën e ngjarjes.

Merkel ishte planifikuar të priste një video-konferencë me kryeministrat e shteteve ku do të diskutohej lidhur me ndaljen e shtrirjes së mëtejshëm të koronaviursit dhe lufta ndaj pandemisë.

Evropa është në gjendje të lartë alarmi pas sulmeve ekstremiste në Paris, Nisë dhe Vjenë gjatë javëve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN