MENU
klinika

Premier League

Manchester United gjen pasuesin e Solskjaer

06.11.2020 - 13:22

E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në pankinën e Manchester United është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rezultateve aspak pozitive në sfidat e fundit. Dueli i fundjavës ndaj Everton mund të jetë decizive për fatin e tij, pasi te United tashmë kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, ”djajtë” kanë vënë në listën e dëshirave disa emra, por ai që intrigon më tepër është ish tekniku i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino. Madje, argjentinasi pa një ekip që kur u shkarkua nga pankina e londinezëve është konktaktuar nga United, të cilët nuk duan të humbasin kohë për të gjetur “timonierin” e ri.

Pochettino është një trajner që e njeh mjaft mirë kampionatin anglez për shkak se ka drejtuar Southampton në sezonin 2013-2014 dhe Tottanhm Hotspur nga 2014 deri në 2019. Kështu shkarkimi i mundshëm i Solskjaer do i hapte udhë Pochettinos për të marrë drejtimin e skuadrës nga Old Trafford.

United në Champions League mban vendin e parë në grup, por zhgënjimet në kampionat po vijnë njëra pas tjetrës. Në 7 ndeshjet e para, United ka marrë 2 fitore dhe 1 barazim, teksa gjendet në vendin e 15-të me 4 pikë më shumë se pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN