MENU
klinika

Pritja e ëmbël

Mbetet shtatzënë, kampionia humb Olimpiadën

03.11.2020 - 14:23

Elisa di Francisca nuk do të jetë në Lojërat Olimpike të Tokyos, programuar për t’u mbajtur verën e vitit të ardhshëm. Fituesja e një sërë medaljesh në sportin e skermës është në pritje të ëmbël, pasi është shtatzënë.

Në këto kushte është e detyruar ta ndjekë nga shtëpia turneun më të rëndësishëm sportiv. Në një intervistë për mediat italiane, ajo ka zbuluar se është shtatëzënë dhe se ka zgjedhur jetën përballë pasigurisë së një olimpiade ende në pikëpyetje.

37-vjeçarja italiane garon nw sportin e skermës (shpatë), fituese e disa medaljeve, si kampione Olimpike në 2012, kampione Bote në 2010 dhe tri herë kampione Evropiane.  Me ekipin italian, ajo u shpall kampione Olimpike në vitin 2012, pesë herë kampione Bote dhe shtatë herë kampione Evropiane.