02.11.2020 - 12:37
Koronavirusi është futur edhe në qendrën Shëndetësore në lagjen numër 1 në lagjen ” Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit.
2 infermiere kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për pasojë stafi mjekësor është futur në karantinë duke çuar në mbylljen e kësaj qendre shëndetësore.
Raportohet se në këtë qytet është problem përgjigja e tamponi i cili vjen me vonesë.
Siç bëjnë me dije burime nga qyteti i Beratit, ditën e sotme kanë mbërritur përgjigjet e datës 24 tetor.