MENU
klinika

Masat e reja në Britaninë e Madhe

Meghan dhe Harry sërish larg pallatit mbretëror!

05.11.2020 - 09:59

Dukesha Meghan dhe Princi Harry nuk po planifikojnë të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Ndonëse më parë është raportuar se Duka dhe Dukesha e Sussex, së bashku me djalin e tyre, Archie Mountbatten-Windsor, do të ktheheshin në Angli përpara vitit 2021. Në atë kohë, një burim i Sussex tha për ‘BAZAAR.com’: “Po të mos kishte qenë për ‘COVID- 19’ dhe kufizimet e udhëtimit, ata do të ishin kthyer përsëri në Mbretërinë e Bashkuar”.

Raportet tani tregojnë se dyshja ka ndryshuar zyrtarisht planet e tyre. Korrespondentja mbretërore, Carolyn Durand raportoi për ‘ELLE.com’ se Meghan dhe Harry pritet të kalojnë Krishtlindjet në Kaliforni, në vend që të festojnë pushimet me familjen mbretërore në Angli. Durand ka shtuar se Meghan-it dhe Harry-t iu desh të ndryshonin planet e tyre për një numër arsyesh, duke përfshirë faktin që Britania e Madhe pati dje bllokimin e dytë në të gjithë vendin.

Ndërsa një burim për ‘BAZAAR.com’ shtoi se Meghan dhe Harry po ndjekin udhëzimet e qeverisë kur bëhet fjalë për udhëtime.