MENU
klinika

“Nuk po akuzohet as si President i Kosovës, as si ish Kryeministër”

Mesazhi i Blendi Fevziut: Ja çfarë po ndodh me Hashim Thaçin!

05.11.2020 - 21:12

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar vendimin e Hashim Thaçit për t’u dorëhequr nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Haga.

Fevziu thotë se UÇK dhe shqiptarët s’kanë pasur kurrë një platformë të organizuar për krime kundër njerëzimit dhe se në këto 20 vite gjykatat ndërkombëtare kanë gjetur përgjegjësi individuale, por asnjëherë një platformë kolektive kriminale të saj.

Ndaj sipas gazetarit, Hashim Thaçi po akuzohet se në ditën më të vështirë të vendit të tij zgjodhi ti bashkohet UÇK – së dhe të marrë përgjegjësi politike në të.

“Unë kam bindjen, dhe besoj se këtu bashkohen edhe shumica e shqiptarëve, se UÇK dhe shqiptarët s’kanë pasur kurrë një platformë të organizuar për krime kundër njerëzimit. Kundër civilëve të çdo etnie qofshin ata. Në këto 20 vite gjykata të ndryshme ndërkombëtare kanë gjetur përgjegjësi individuale, por asnjëherë një platformë kolektive kriminale të UÇK – së. Besoj dhe shpresoj që edhe këtë herë do të jetë e njëjtë.

Hashim Thaçi nuk po akuzohet as si President i Kosovës, as si ish Kryeministër, as si politikan i mirë apo i keq. Hashim Thaçi po akuzohet se në ditën më të vështirë të vendit të tij zgjodhi ti bashkohet UÇK – së dhe të marrë përgjegjësi politike në të. Zgjodhi të luftojë dhe jo të nënshtrohet. Zgjodhi të ishte fitimtar dhe jo humbës i përjetshëm”, shkruan Fevziu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i papritur i Thaçit

Jep dorëheqjen Presidenti i Kosovës!


“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas

Nga qershori Shqipëria do të presë 42 në javë

Nisin fluturimet “charter” për turistët