MENU
klinika

La Liga, Java 8

Messi në formë, Barça rikthehet te suksesi

07.11.2020 - 18:12

Është aktivizuar në 45 minutat e dyta, duke e nisur nga stoli, por Lionel Messi edhe njëherë tjetër tregon klasin e tij. Protagonist në golin e dytë, shënon penallti dhe blindon fitoren në fund. Barcelona fiton në shtëpi 5-2 ndaj Betis.

Barcelona zhbllokoi në 22′. Dembele mori një top nga Griezmann diagonal me portën dhe me një lëvizje të bukur iu shmang mbulimit. Francezi lëshoi më pas një silurë që shkundi rrjetën. Ansu Fati fitoi një penallti që e mori përsipër Antonie Griezmann, por gjuajtja e tij u prit nga Claudio Bravo.

Ekipi katalanas pësoi gol në minutën e 45’+2′ nga Sanabria. Topi përfundoi te këmbët e sulmuesit kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë për 1-1. Griezmann çoi topin në rrjetë në minutën e 49′ pas një veprimi të mirë të Messit.

Në 61’, Dembele goditi fort drejt portës pas një pasimi të Messit, por mbrojtësi Mandi (mori karton të kuq) e ndali me dorë duke shkaktuar penallti. Argjentinasi Messi goditi nga pika e 11 metërshit dhe dërgoi topin në rrjetë për 3-1. Në 74’, Betis ngushton në 3-2, edhe pse me 10 lojtarë.

Por është sërish Messi që realizon në 82’, duke mos i dhënë shpresë ekipit mik. Ishte një kombinim perfekt me Sergio Roberto dhe argjentinasi nuk fal kur del para portierit. Goli i tretë i Messit për këtë sezon. Në fund ka edhe një gol për Perdri në 90’. Barcelona rikthehet te fitorja pas 3 ndeshjeve.