MENU
klinika

Europa League

Milan bie pas 25 ndeshjeve, përmbys Arsenal

05.11.2020 - 23:00

Pas 25 ndeshjeve radhazi në të gjitha kompeticionet (29 përfshi miqësoret), Milan pëson humbjen e parë. Kuqezinjtë janë thyer në shtëpi 0-3 nga Lille në Europa League në ndeshjen e tretë në grup, duke humbur edhe kreun.

Francezët kanë gjetur golin e parë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Alessio Romagnoli. Kaq për pjesën e parë. Ka filluar keq edhe e dyta. Kuqezinjtë kanë pësuar dy gola në tri minuta.

Yazici, autori i golit të parë, ka shënuar përsëri në minutën e 55-të dhe të 58-të. Lojtari i francezëve është ndihmuar nga Donnarumma në rastin e golit të dytë dhe nga mbrojtja e Milan-it për golin e tretë.

Ibrahimovic zëvendësohet në 62’, i pafuqishëm për të bërë dicka. Jo vetëm suedezi, por edhe ekipi nuk mundi dot të reagojë të hynte në lojë për të paktën një barazim. Në 10 ndeshjet e fundit mes Europës dhe Serie A, Milan ishte ndalur vetëm 1 herë në barazim, ndërsa tani vjen humbja e parë.

Në ndeshjet e tjera, spikat përmbysja e Arsenal 4-1 ndaj Molde. Topcinjtë pësojnë gol në 22’, por përmbysja ka ardhur nga dy autogola, një në fundin e pjesës së parë dhe një në mesin e së dytës. Pepe në 69’ con shifrat në 3-1, ndwrsa vulos Willock 4-1 nw 88’.

Fitore bindëse e Leicester 4-0 kundër Braga, ku protagonist ishte Iheanacho me dy gola. Hoffenheim shkatërron 5-0 cekët e Liberec, ndërsa Villarreal-Maccabi Tel Aviv filloi 1 orë me vonesë për shkak të një furtune. Spanjollët po udhëheqin 1-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN