MENU
klinika

Suedezi në formë

Milan drejt rinovimit me Ibrahimovic

04.11.2020 - 15:21

Në pak kohë që prej rikthimit te Milan tregoi se është ende një superlojtar, një lider që jo vetëm merr për dore skuadrën, por që kërkon edhe nga futbollistët e rinj të marrin përgjegjësitë.

Për këto arsye, te Milan po mendon seriozisht rinovimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic. Mosha e sulmuesit, aktualisht 39-vjeçare nuk e tremb aspak klubin kuqezi që është gati për t’i ofruar një zgjatje të kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021-2022.

Nga ana teknike, dyshimet janë shumë të pakta, në mos asnjë, ndërkohë që çështja ekonomike mbetet në dorën e shoqërisë. Në favor të tyre është fakti se Zlatan ka jetuar më shumë se 2 vite në Itali dhe për këtë taksat do të ishin më të ulëta gjithsesi, te Milani janë të bindur se ia vlen një sforco tjetër ekonomike për një futbollist si suedezi.

Vullneti për të vazhduar së bashku është i ndërsjellë dhe duket qartë. Së shpejti do të ketë një takim midis klubit dhe përfaqësuesit të lojtarit, Mino Raiola, me të cilin kontaktet tashmë janë intensfikuar edhe për shkak se në agjentën e kuqezinjve gjendet edhe rinovimi me futbollistin tjetër të menaxhuar prej tij, Gigi Donarumma.

Ajo që do ta bënte akoma dhe më të arritshme marrëveshjen janë objektivat, me Milanin që i ka synimet e qarta aktualisht, të paktën një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Që prej ribashkimit me Milanin në janar të këtij viti, Ibrahimovic ka kontribuar me 19 gola, ku shumë prej tyre ndihmuan kuqezinjtë të regjistronin fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN