MENU
klinika

“Testimet e shumta nxorën situatën jashtë kontrollit”

Mjeku Arjan Mezini: Po mos bëheshin testet, do ishte…

25.11.2020 - 13:33

Mjeku i njohur, Arjan Mezini i ftuar gjatë takimit të Presidentit Meta për situatën e krijuar nga pandemia në vend ka thënë se duhet të shtohen testimet për popullatën në mënyrë që të ndalohet zinxhiri i infektimeve.

Mjeku i “Shefqet Ndroqit” ka hedhur poshtë dhe pretendimet se testimet e shumta, nuk japin rezultat dhe mund të nxjerrin situatën jashtë kontrollit si vendet e Europës.

“Dëgjoj shprehje që vende të tjera që testojnë shumë u doli situata jashtë kontrollit, por imagjino mos testohej në këto vendet e tjera dhe do shihej se çfarë katravure do ishte e të mos ndalohej zinxhiri i infektimit.

Nuk mund të ketë shfaqeshim që vendeve të tjera u doli situata jashtë kontrollit, sigurisht u rritën shifrat, por vetëm me testimin dhe kontrollit dhe zinxhirin e infeksionit mund të kontrollosh. Nuk është trajtim ai në ambulancë, është trajtim me burim të kufizuar oksigjeni, maksimumi 15 litra mban, kurse këta janë pacientë që kërkojnë mbi 20 litra e sipër”, tha ai.

Dr. Arjan Mezinit tha se duke ditur shifrat reale të të infektuarve mund të menaxhohen kapacitetet dhe sipas tij personat e sëmurë nuk do persin nëpër autoambulanca.

“Testimin masiv është shumë i rëndësishëm jo vetëm për identifikimin dhe ndërprerjen e zinxhirin e kontaktit, por do ta shihja testimin masiv dhe në një drejtim që do dimë dhe gjendjen që kemi dhëne spitale dy javë pas testimit.

Dhe sigurisht do mund të jemi të përgatitur dhe s’do na ndodhi që njerëzit do presin me orë të tëra në autoambulanca. Dimë kapacitet që kemi dhe mënyrën si do shpërndahen.

Duke ditur dhe numrat dhe përcakton dhe kapacitetet spitalore, dhe t’i shpërndajnë që pacientet të mos presin me orët të tëra në ambulanca”, u shpreh ai.

Diskutimi gjatë takimit me Presidentin

Dr. Arjan Mezini: Testimin masiv është shumë i rëndësishëm jo vetëm për identifikimin dhe ndërprerjen e zinxhirin e kontaktit, por do ta shihja testimin masiv dhe në një drejtim që do dimë dhe gjendjen që kemi dhëne spitale dy javë pas testimit.

Dhe sigurisht do mund të jemi të përgatitur dhe s’do na ndodhi që njerëzit do presin me orë të tëra në autoambulanca. Dimë kapacitet që kemi dhe mënyrën si do shpërndahen.

Duke ditur dhe numrat dhe përcakton dhe kapacitetet spitalore, dhe t’i shpërndajnë që pacientet të mos presin me orët të tëra në ambulanca.

Edmond Panariti: Ju jeni që të ecët paralelisht me testet imunoligjike me PCR-në?

Dr. Arjan Mezini: Unë jam për atë që të behet testimi me PCR. Në daç testi i shpejtë, n’daç testi në real time. Kjo varet nga kapacitetet financiare, po pati teste më të lira, akoma më mirë është. Jam për atë që në qoftë se dje kishim diku te 800 raste është e qartë që ne duhet të bëjmë testime tek 8 mijë veta.

Dëgjoj shprehje që vende të tjera që testojnë shumë u doli situata jashtë kontrollit, por imagjino mos testohej në këto vendet e tjera dhe do shihej se çfarë katravure do ishte e të mos ndalohej zinxhiri i infektimit.

E njëjta gjë duhet të ndodhe të ne. Nuk mund të ketë shfaqeshim që vendeve të tjera u doli situata jashtë kontrollit, sigurisht u rritën shifrat, por vetëm me testimin dhe kontrollit dhe zinxhirin e infeksionit mund të kontrollosh. Nuk është trajtim ai në ambulancë, është trajtim me burim të kufizuar oksigjeni, maksimumi 15 litra mban, kurse këta janë pacientë që kërkojnë mbi 20 litra e sipër.