MENU
klinika

Analiza e CNN

Zgjedhjet në SHBA/ Biden flet me fakte, Trump me ndjenja

06.11.2020 - 09:43

Joe Biden është duke përmbyllur presidencën. Ai i ka faktet në krah. Presidenti Trump? Ai ka ndjenja dhe “Miq”.

Nuk e di se si do të duket harta e kolegjit elektoral në kohën që po e lexoni. Por di se i gjithë mbulimi i lajmeve të së enjtes dhe bisedat në rrjetet sociale më kujtuan një shprehje: “Faktet nuk ’merakosen’ për ndjenjat e tua”. Komentatori konservator Ben Shapiro e bëri të famshme frazën në 2015. Në epokën Trump, ajo është përdorur gjerësisht në debate majtas-djathtas. Konservatorët si Shapiro e kanë portretizuar veten si ata racionalë, faktikë ndërsa liberalët janë ata emocionalë.

Tani kijeni parasysh atë që kemi parë të gjithë të enjten: Trump shkroi me të gjitha gërmat e mëdha në Tëitter dhe dukej i dëshpëruar në sallën e mbledhjeve. Ai gënjeu aq me vrazhdësi sa që rrjetet e transmetimit u shkëputën. Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Gjithçka kishte të bënte me ndjenjat e tij, jo me faktet.

Disa media u përpoqën të mbronin ndjenjat e Trump. Propaganduesit më të mirë bëjnë sikur zgjedhjet po vidhen. Madje u bënë thirrje për ndihmë nga Departamenti i Drejtësisë. Por ky moment historik në historinë amerikane ka të bëjë me FAKTET, jo me ndjenjat. Pra, le të fillojmë atje, pastaj të merremi me përmbajtjen helmuese të mediave pro-Trump…

“Biden sheh fitoren ndërsa bëhet më e qartë” është titulli i Ëashington Post. Nënkreu i parë thekson se Biden nxiti “qetësi”. Më tej vijon me pretendimin e “pabazë” të Trump për “mashtrim masiv”. Merrni parasysh këtë: Faktet në lidhje me Biden po luajnëe më fort sesa ndjenjat e Trump.

Të mos harrojmë se votat po numërohen. Ky është eksperimenti i demokracis, ka shumë për të festuar dhe të vetmit që s’marrin pjesë në festë janë Trump dhe miqtë e tij…

Mediat e shkëputura nga adresa e Shtëpisë së Bardhë të Trump”

Të gjitha mediat kryesore transmetuan drejtpërdrejt kur Trump foli në 6:45 … por disa të tjera shkëputën transmetimin për shkak të pretendimeve të rreme të Trump.

Disa media përkrahëse të tij transmetuan të gjitha vërejtjet e Trump drejtpërdrejt duke mos theksuar aspak se ishte duke folur gënjeshtra. menjëherë ndoqi kontrollet e fakteve, korrigjimet dhe gjuhën e duhur. Këto media thjesht përsëritën dhe përmblodhën disa nga gënjeshtrat e Trump. Më vonë, nga analistët u vu në dukje se ” nuk kemi parë prova” të pretendimeve të Trump. Gjithsesi askush nuk e kritikoi mjaftueshëm sjelljen jodemokratike të Trump. Në vend të kësaj, të gjithë u sollën sikur të ishte normale.

Drejtuesit e mediave janë bashkëpunëtorë

Shumë media pro Trump po u bëjnë jehonë fjalimeve të tij duke përkrahur gënjeshtrat dhe duke minuar demokracinë e SHBA-së. Ku janë drejtorët dhe menaxherët e reporterëve që lejojnë diçka të tillë? Gazetarët e tyre po nxitin ndjekësit me pretendimet se zgjedhjet po vidhen nga demokratët e korruptuar. Fjalët kanë pasoja dhe është e frikshme se çfarë veprimi mund të frymëzojë kjo retorikë.

Daniel Dale shkruajti ai për CNN.com: “Unë kam parë ose lexuar transkriptimin e çdo fjalimi të Trump që nga fundi i vitit 2016. Kam kataloguar mijëra dhe mijëra pretendime të tij të rreme. Po kurrë nuk e kam parë atë të gënjejë më shumë se të enjten në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë “.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Brian Stelter cnn/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN