Është pblikuar videoja, ku shieht momenti kur shpëtohet vogëlushja me emrin Ayda Gezgin, e cila sipas mediave të huaja është gjetur 91 orë pas tërmetit në Izmir që mori jetën e 102 personave dhe la 960 të tjerë të plagosur.
Siç shihet në video ka qenë Presidenti i Ekipit, Cem Erdogan ai që ka shpëtuar të voglën ndërkohë ka bërë vajzën që të flas.
Ai shihet teksa i përkëdhel dorën ndërsa voëlushja nuk dontë që të ja lëshonte dorën Po ashtu ata të dy kanë zhvilluar dhe një bisedë ku heroi i saj që e nxorri nga rrënojat përpiqet që ta qetësoj duke i thënë se do të jetë pranë saj.
Presidenti i Ekipit, Cem Erdogan bëri që vajza e vogël të fliste, ndërsa e mbante fort dorën dhe e përkëdhelte. Vajza e vogël nuk donte kurrë të lëshonte dorën që po ë qetësonte në ato momente të vështira.
Dialogu mes Aydas dhe heroit të saj në rrënoja.
Cem Erdogan: Ne të duam shumë, në rregull. Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?Ayda: Cem.
Cem Erdogan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai juaj po ju pret. Ti ke dorën time. Jam këtu me ty. Një bravo për bukuroshen time …
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, e vogla ndodhej prej orësh në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në “R?za Bey” në Izmir.
Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në 29 tetor në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 370 pas goditje. Prej tyre, 33 ishin me magnitutë mbi 4 të shkallës Rihter. Deri më tani në Turqi numri i viktimave ka shkuar 102 ndërsa 960 persona janë plagosur.