MENU
klinika

Rreziku për të infektuar njerëzit përreth jush

Mund të dilni negativ në testin e Covid-19, por përsëri të jeni të prekur

04.11.2020 - 18:48

Nëse mendoni se një rezultat negativ i testit, do të thotë që nuk keni koronavirus, mund të gaboni, pasi mund të duhen ditë para se një infeksion i ri të shfaqet në një test Covid-19. Kjo pasi është e mundur që ta mbartni virusin, por të rezultoni negativ dhe të mos keni simptoma në fazat e hershme të infeksionit.

“Virusi thjesht kërkon kohë për t’u futur në trup deri në nivele të zbulueshme”, tha Justin Lessler, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik, Johns Hopkins Bloomberg.

Por a mund të infektosh njerëzit përreth teje në këto rrethana? Sipas ekspertëve, kjo është absolutisht e mundur.

Dr. Rochelle Walensky, shefi i sektorit të sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts tregon se për njerëzit që infektohen me Covid-19, simptomat mund të shfaqen deri pas dy javësh, por koha mesatare është rreth pesë ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prifti tregon momentin e vështirë të operimit të pacientes me Covid-19

“COVID-19 ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike”

Parashikimet e epidemiologut të njohur

“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”