MENU
klinika

21 ditë grevë

Naftëtaret: Më vrastare, heshtja e autoriteteve vendase

04.11.2020 - 12:15

“Kam mall për fëmijët”! “Pak ujë, pak bukë, pak dritë”….grevës së urisë në ditën e 21 janë shtuar edhe këto shënime në muret e ish- qendrës shëndetësore, pranë rafinerisë së Ballshit. Mes heshtjes së kryeministrit Edi Rama, siç ata e cilësojnë, më vrastare është edhe heshtja e autoriteteve vendase.

Bukë, ujë, drita! Kaq janë kërkesat e tyre, për të cilat thotë se nuk do të heqin dorë nga greva e urisë pas i siguruar.

“Në ditën e 21 heshtje, heshtja fillon që nga qyteti i Ballshit, nga instancat, që nga prefektura, Bashkia, flas për instancat shtetërore, heshtje vrastare, fillon nga qeveria, nuk do ta zgjidhe çështjen tonë. Ne u kemi bërë thirrje zonjave të parlamentit eja na shikoni, nuk erdhën, falenderojë ekspertët e ekonomisë që me shpirtin e tyre na japin të drejtë. Kam dëgjuar një ekspert që jepte zgjidhje, a e dëgjon vallë kryeministri, ku shumë mendje të ndritura ia japin gati zgjidhjen, nuk jam vetëm unë, jemi 900 naftëtarë, vëllezër që kur erdhi fëmija im një ditë dhe më tha ‘ma ku të kërkoj borxh’ unë thashë e vdekur do dal që këtej. Të vijë Rama të sheshi, se prandaj e kemi zgjedhur në krye të vendit, vetëm të zbatojë ligjin, po na mbështet bota”, tha një naftëtare.

“Duam drita, ujë bukë, ne jemi ngujuar këtu, 21 ditë nuk e merr njeri mundimin, ngeli duke thënë kryeministri s’e kam fajin unë. Të zhbllokojë atë ligjin që e kemi fituar me gjyq, të na japë ato lekë dhe ne do ikim, nuk heqim dorë, kur s’ke bukë të hash ça do bësh”, tha një tjetër naftëtare.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier