03.11.2020 - 11:45
Ndryshime kanë ndodhur në Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet Dibër, Kukës dhe Elbasan.
Mësohet se drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Arjan Muça është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij është emëruar drejtor i DVP-së Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie, Alket Shatro.
Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP-së Kukës, Erigert Mitri është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij është emëruar drejtori i DVP-së Kukës, Alban Çela.
Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Kalemi u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij u emërua zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Artur Selimi.