MENU
klinika

U votuan me 97 vota pro

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor publikohen sot në fletoren zyrtare

04.11.2020 - 10:00

Ligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor është botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.

Pa asnjë surprizë, Kuvendi i Shqipërisë e rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 13 kundër ndërsa 1 deputet ka abstenuar, më 29 tetor

Më herë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti Ilir Meta e ka dërguar Kodin e Ri në Komisionin e Venecias me qëllim që “të hedhë në erë zgjedhjet e 25 prillit”, kësisoj mazhoranca nuk priti mendimin e Komisionit të Venecias për ta ndryshuar.

Në ndryshimet në Kod mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.