MENU
klinika

Nga JLo tek Dua Lipa,

Si reaguan personazhet e famshme për fitoren e Bidenit?

08.11.2020 - 11:27

Shumë yje të Hollivudit u radhitën pas Joe Biden gjatë zgjedhjeve të SHBA-së. Ata ishin më të lumturit me lajmin e fitores së tij. Jennifer Lopez shpërtheu në lot. Përmes një videoje në Instastory këngëtarja thotë:

“Është koha të shërojmë plagët, ne jemi Amerika e mrekullueshme!”

Lady Gaga e cila ishte gjatë gjithë kohës me Biden, edhe në fushtatë, poston një foto ndërsa përqafon presidentin e 46-të të SHBA-ve.

“Joe Biden, Kamala Harris dhe populli amerikan ju sapo i dhatë botës një nga aktet më të mëdha të mirësisë dhe guximit që njerëzimi ka parë.”-shkruan Gaga.

Foto+ video/ Si reaguan yjet e Hollivudit për fitoren e Joe Biden!

Dua Lipa ka postuar një foto të rezultateve dhe nuk e fsheh dot lumturinë që i jep fakti që Joe Biden fitoi.

Foto+ video/ Si reaguan yjet e Hollivudit për fitoren e Joe Biden!

Modelja Chrissy Tiegen, uron fitoren e Kamala Harris, që do të jetë zëvendëspresidentja e parë femër në SHBA, me një foto të saj, kur kishin dalë në 2016-ën.

“Me zonjën zëvendëskryetare!”– shkruan modelja ndër të tjera./K.C/dritare.nFoto+ video/ Si reaguan yjet e Hollivudit për fitoren e Joe Biden!etFoto+ video/ Si reaguan yjet e Hollivudit për fitoren e Joe Biden!Foto+ video/ Si reaguan yjet e Hollivudit për fitoren e Joe Biden!