MENU
klinika

Juventus për 123 vjetor

Nisma e re: Për çdo gol, 200 pemë!

02.11.2020 - 14:18

Një iniciativë më e re e ndërmarrë nga Juventus me rastin e 123-vjetorin e klubit. Për çdo gol që do të shënohet, Juventus do të mbjellë 200 pemë. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Juventusit, që pohon se e ka mbështetur këtë projekt ambicioz për të rritur dhe për të ndikuar pozitivisht në cilësinë e ajrit në planetin tonë.

“Qindra pemë të reja tashmë janë mbjellë deri më sot, por çdo kontribut është i rëndësishëm dhe thelbësor dhe çdo muaj do të ndajmë rezultatet e marra.

Rezultatet që shpresojmë të jenë prekëse dhe domethënëse, sepse përveç do të thotë një numër i konsiderueshëm i golave të shënuar, do të përfaqësonte një ndihmë të rëndësishme për planetin. Ky është synimi ynë” – thuhet në njoftimin e Juventusit.

Ky kontribut i Juventusit vjen pas thirrjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të zhdukur smogun dhe rritur numrin e pemëve në glob. Tashmë të gjithë jemi sadopak tifozë të Juventusit, pasi rendimenti i golave të torinezëve kalon përtej tifozllëkut. Vetëm pas ndeshjes së djeshme, me kontributin e Juventusit janë mbjellur 800 pemë pas 4 golave ndaj Spezias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN