MENU
klinika

Pa trafik, pa stres... pa pabarazi!

Njihuni me qytetet inteligjente të botës moderne

27.11.2020 - 14:26

         Qytetet tona po përballen me probleme të shumta, duke filluar nga trafiku i bllokuar, te strehimi i papërballueshëm dhe pabarazia në rritje. Nëse nuk ndërmerren veprime, këto probleme vetëm sa do të përkeqësohen.

 

Kombet e Bashkuara parashikojnë që deri në vitin 2050, popullsia e botës do të arrijë në shifrën prej 9.7 miliardë. Pothuajse 70 për qind e njerëzve, parashikohet të jetojnë në zona urbane.

Ndërsa urbanizimi pritet të jetë më i shpejtë në vendet me të ardhura më të ulëta, OKB paralajmëron se shumë qytete do të përballen me sfida për të përmbushur nevojat e numrit në rritje të banorëve, duke përfshirë sigurimin e strehimit të përshtatshëm, transportit dhe sistemit të energjisë.

Në të njëjtën kohë, qytetet janë një kontribues kryesor në ndryshimin e klimës, përgjegjës për rreth tre të katërtat e emetimeve globale të CO2.

Për të adresuar këtë, arkitektët dhe dizajnerët kanë dalë me zgjidhje inovative, nga fermat vertikale në pyjet urbane, makinat që vetëdrejtohen dhe sistemet nëntokësore të riciklimit, për t’i bërë qytetet e ardhshme më të zgjuara dhe më të qëndrueshme.

Teksa, disa prej qyteteve të së nesërmes janë ende në projekt, të tjerat po ndërtohen tashmë.