MENU
klinika

Premier League, Java 8

Përmbys United, “shpëton” Solskjaer

07.11.2020 - 15:29

Manchester United ka bërë një përmbysje në transfertë, duke kaluar minikrizën dhe duke zhytur në krizë Everton, tashmë me një barazim dhe 3 humbje radhazi në Premier League. Djajtë e Kuq fituan 1-3.

Vendasit kanë zhbllokuar në minutën e 19-të me Bernard, me këtë të fundit që ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion prej dy pasimesh. Djajtë janë kundërpërgjigjur gjashtë minuta më vonë dhe kanë barazuar me një gol të bukur me kokë të Fernandes.

Djajtë e Kuq kanë përmbysur rezultatin në minutën e 32-të. Autori i golit ka qenë përsëri Fernandes, i cili ka dhënë një krosim në zonë për Rashford, me këtë të fundit që nuk ka arritur ta prekë topin që ka përfunduar gjithsesi në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar si e para. Të besuarit e Ancelottit u përpoqën të shmangnin humbjen, por nuk ia dolën. Në fund Manchester United shënon edhe golin e tretë me Cavanin dhe ngjitet në vendin e 13-të. Trajneri Solskjaer i shpëton shkarkimit.