MENU
klinika

Pritet që shumë shpejt të mbyllet numërimi

Përmbyset rezultati në Georgia, Biden ‘pranë’ fitores

06.11.2020 - 10:58

Joe Biden ka përmbysur rezultatin në shtetin e Georgias, duke kaluar me 917 vota në avantazh, ndërkohë që kanë mbetur edhe shumë pak për t’u numëruar.

Edhe pse presidenti Trump ishte në avantazh të konsiderueshëm, Biden ka arritur të përmbysë rezultatin dhe kështu pret vetëm mbylljen e numërimit për t’u shpallur zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA.

Georgia ka 16 vota në Kolegj, që do ta çonte Biden në 280 vota Kolegjiale, nga 270 që i duhen, ndërsa mbeten edhe 4 shtete të tjera për t’u numëruar.

Pritet që shumë shpejt të mbyllet numërimi në Georgia dhe Biden të shpallet zyrtarisht presidenti i ri i SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Numërimi është duke përfunduar..."

Biden s’ka dyshime, flet për fitoren e zgjedhjeve