Atletico Madrid siguron fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe merr kreun provizor të renditjes, duke mposhtur 4-0 në shtëpi dbutuesit e Cadiz. Ndërsa në Francë PSG ka bërë detyrën në shtëpi, teksa fitoi 3-0 ndaj Rennes, edhe pse në fushë nuk ishin Neymar, Mbappe e Icardi.
Sfida e La Liga-s u hap që në minutën e 8′ me anë të Joao Felixit. Portugezi shfrytëzoi gabimin e portierit dhe me një goditje me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0. Goli i dytë u shënua po në pjesë të parë nga Llorente që çoi shifrat në 2-0, sërish prej një gabimi të portierit kundërshtar.
Suarez realizoi golin e tretë në minutën e 51′. Uruguajani shfrytëzoi si duhet një pasim të Joao Felixit dhe nuk gaboi për 3-0. Goli i katërt u shënua sërish nga Joao Felix që çoi shifrat në 4-0. Portugezi tregon se është në një formë shumë të mirë.
Në Francë, parisienët kanë kaluar në avantazh pas vetëm 11 minutash lojë. Ka qenë Kean që ka shënuar për vendasit me një gjuajtje të saktë brenda zonës pas një gabim të miqve në fazën mbrojtje. Skuadra e Thomas Tuchel ka shënuar golin e dytë në minutën e 21-të. Autori ka qenë Di Maria, i cili ka mposhtur portierin me një goditje të mrekullueshme parabël.
PSG ka trefishuar avantazhin ndaj Rennes në minutën e 73-të. Goli është shënuar nga Angel Di Maria, që ka gjetur rrjetën me një të majtë të bukur nga jashtë zone. Argjentinasi ka përfituar nga një ndalesë e lojtarëve të Rennes, të cilët kanë menduar se arbitri do të jepte një faull në favor të tyre, por nuk ka qenë kështu.