Vjosa Osmani ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit.
“Jam e bindur se nën udhëheqësinë tuaj si president amerikan dhe nënpresidente amerikane, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në gjithë botën”, ka thënë ajo në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka urur po ashtu presidentin e zgjedhur Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur, Harris për fitoren në zgjedhje.
“Mezi pres të fuqizojmë partneritetin tonë të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojnë punën tonë në emër të njerëzve tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se fitoja e Bidenit është historike dhe se ai është aleat i Kosovës.
“Udhëheqësia juaj është e nevojshme në Amerikë, po aq sa në botë, për të rikthyer besimin në demokraci sundimin të ligjit dhe dinjitet njerëzor. Mezi pres të forcojmë lidhjet tona”, ka thënë mes tjerash ai.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Mustafa ka thënë se SHBA bëri zgjedhjen e meritua
“Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës. Pata rastin ta takojë dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Haradinaj ka thënë duhet vazhduar bashkëpunimi drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së, transmeton Telegrafi.
“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”