MENU
klinika

Biden apo Trump, kush kryeson?

Presidencialet/ SHBA me sytë nga Pensilvania

06.11.2020 - 15:29

Joe Biden duket se po blindon fitoren në SHBA. Kandidati për President ka bërë kthesën duke kaluar në avantazh edhe në Pensilvani.

Pas Georgias, ky është lajmi i dytë më i mirë për Biden i cili po i merr Trump-it edhe fushë-betejën e dytë në limit. Kur kanë mbetur edhe pak vota për t’u numëruar Biden kryeson në Nevada, Georgia dhe Pensilvani për të kapërcyer shumë më shumë se 270 vota elektorale.

Gjithsesi diferencat janë të vogla, por në Georgia Biden ka 49.4% bashkë me Trump, por me disa vota më shumë teksa janë edhe 1% për t’u numëruar, kurse në Pensilvani janë dhe 2% të votave për t’u numëruar teksa Biden ka 49.5% kurse Trump 49.4%.