MENU
klinika

Ikonat e sportit

Presidenti nderon qitjen shqiptare

06.11.2020 - 10:03

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vijon të nderojë figurat e shquara të sportit tonë. Radhën e ka pasur qitja për të marrë medalje nga kreu i shtetit, i cili ka shprehur lumturinë për këtë nderim që iu bën pesë ish-sportsiteve të dalluara të kësaj disipline:

“Shumë i lumtur dhe kënaqësi e veçantë të nderoj personalitete kaq të shquara të sportit të qitjes, zonjat e nderuara Elisabeta Karabolli, Diana Mata, Emanuela Kola, Ermira Dingu e Lindita Zeqo.

Në një periudhë izolimi dhe mjaft të vështirë të Shqipërisë, falë rezultateve të larta dhe arritjeve të jashtëzakonshme, e ngritën Flamurin Kombëtar mbi amujt e tjerë në Kampionatet Europiane, duke u shndërruar në burim të përhershëm krenarie kombëtare dhe zgjimi vetëbesimi, për të qenë të parët, jo vetëm në sport por në të gjitha fushat e jetës.

Me punën, talentin dhe rezultatet e larta, ato kanë kontribuar edhe në rritjen e imazhit të vajzës dhe të gruas shqiptare, duke e çuar atë në podiumet më të rëndësishme të sportit botëror. Sporti i qitjes ka qenë e vazhdon të mbetet një nga krenaritë më të mëdha dhe më të larta të sportit shqiptar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN