MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Pretendentët me goleada, shkrihet Luftëtari

01.11.2020 - 15:35

Bojkoti mori fund dhe tashmë është koha që skuadrat të fillojnë të luajnë ndeshjet zyrtare. Kështu, para se të fillojë kampionati ditën e mërkurë, sot luhen ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, në të cilën zbresin në fushë të gjithë skuadrat e Superiores.

Ndeshjet ishin me një takim. Në të dy grupet ranë në sy fitoret e thella të ekipeve pretendente, por spektaklin e dhuruan pogradecarët me fitoren 9-1 në shtëpi ndaj Orikut. Vetëm dy ndeshje përfunduan në barazim, që kanë shkuar në shtesë.

Vllaznia, Teuta, Partizani, Tirana, Laci e Kukësi fituan bindshëm, duke treguar që në start që janë pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. Surprizë fitorja e Dinamos në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi, me Luftëtarin që nuk mer pjesë në Kupën e Shqipërisë. Elbasani është skuadra që ka kaluar në turin e dytë pa zbritur në fushë. Verdheblutë do duhej të luanin me Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa bluzinjtë janë shkrirë si ekip, në pritje të riorganizimit të emrit dhe stemës së re.

Megjithëse të regjistruar në Kategorinë e Parë dhe pjesë e kalendarit për sezonin e ri, lajmi se Luftëtari nuk do të marrë pjesë këtë edicion në kampionat tanimë konfirmohet. Problemet ekonomike dhe borxhet e ndryshme me FIFA-n për lojtarë të ndryshëm, kanë sjellë “shkrirjen” e 90 viteve histori.

Turi i dytë (hidhet short për ekipin pritës)

GRUPI A

Tirana – Korabi

Laci – Egnatia

Teuta – Kastrioti

Bylis – Dinamo

GRUPI B

Kukësi – Besa

Skënderbeu – Pogradeci

Partizani – Apolonia

Vllaznia – Elbasani