MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 11

Prishtina rikthehet te fitorja, Drita nuk fal

04.11.2020 - 17:33

Kanë përfunduar 3 ndeshje të Javës 11 të Superligës së Kosovës, të cilat u zhvilluan në orarin 14:00. Prishtina ka triumfuar në shtëpi ndaj Arbërisë me rezultatin minimal 1-0. Autor i golit ishte ish-lojtari i Skënderbeut dhe Kukësit, Enis Gavazaj.

Ai ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 11-të. Prishtina rikthehet te fitorja pas 3 humbjeve, duke lënë pas minikrizën dhe duke iu rikthyer pretendimeve

Në sfidën Trepça ’89-Drita ka triumfuar skuadra gjilanase me rezultatin 0-1 me autor Xhevdet Shabanin në minutën e 16-të. Kampionët e Kosovës mbajnë vendin e dytë 3 pikë larg Ballkanit, me një ndeshje më pak.

Ndërsa sfida Besa-Drenica ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Të dyja skuadrat ndalin njëra-tjetrën dhe 1 pikë vlen pak, sidomos për vendasit e Pejës, që mbeten në zonë e rënies nga kategoria.