MENU
klinika

Teoritë konspirative

Pse lajmi për gjetjen e vaksinës u dha pas fitores së Biden?

10.11.2020 - 11:08

Gjetja e vaksinës kundër koronavirusit, ka qenë lajmi që dominonte mediet botërore një ditë më parë, dhe natyrisht, më i shumëprituri.

Por, nga ana tjetër rrjeti zien nga një pyetje: Si ka mundësi që vaksina u gjet menjëherë sapo Donald Trump humbi zgjedhjet në SHBA?

Ka shumë teori konspirative, dhe këto shtohen edhe më shumë nga reagimet e familjes Trump.

Djali i Donald Trump, Don Jr, tha se koha kur u bë shpallja për vaksinën është e qëllimtë.

Ai thotë se kompanitë farmaceutike e urrenin babanë e tij, pasi ai i detyroi që të ulin çmimet e ilaçeve.

Vetë Donald Trump në një reagim në rrjetet sociale, tha se Administrata për Ushqimet dhe Barnat (AUB) nuk donte që t’i jepte atij një fitore politike me vaksinën, duke e shpallur lajmin përpara zgjedhjeve.

“AUB dhe demokratët nuk donin që të më jepnin një fitore me vaksinën, përpara zgjedhjeve, kështu që lajmi doli pesë ditë më vonë. Siç e kam thënë,” shkruan Trump.

Ndërkohë Administrata për Ushqimet dhe Barnat ka miratuar edhe përdorimin e ilaçit eksperimental të antitrupave, që u vlerësua nga Trump kur ai ishte i sëmurë.

Në atë kohë, edhe pse ilaçi ndikoi pozitivisht në shërimin e Trump, Administrata për Ushqimet dhe Barnat tha se nuk e rekomandonte këtë ilaç për të infektuarit me Covid./Tema

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN