Këngëtari i mirënjohur Redon Makashi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ditë e Re”.
Ndër të tjera, ai ka rrëfyer si e sheh muzikën në ditët e sotme dhe nuk e la pa hedhur një thumb për prurjet e reja në muzikë.
Makashi vuri theksin mbi diferencat e muzikës live dhe playback, duke treguar se brezi i tij ka pasur një tjetër kulturë për muzikën.
Për më tepër, këngëtari i quajti këngëtarët e rinj pseudoartistë, të cilët sipas tij s’e kanë shumë të gjatë në treg.
“Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet. Njerëz që janë si kërpudhat masive, që lindin për një muaj apo për një vit, qoftë edhe për pesë vite se varet si e mbajnë veten, me çfarë fondesh. Puna është kur del në skenë.
Unë kanë parë disa këngëtare që dalin me inçizime dhe kur i kam parë live kam majtur barkun me dorë duke qeshur. Ndryshe është me brezin tonë, ne kemi marrë një kulturë tjetër.”- është shprehur Redoni.