MENU
klinika

Cilat janë qarqet më të rrezikuara?

Publikohet harta, ja si është e ndarë Shqipëria në tre ‘ngjyra’ në bazë të rasteve me COVID

09.11.2020 - 16:03

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka preznatuar sot masat e reja anti-Covid, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

SHefja e Epidemiologjisë në ISHP ka publikuar edhe hartën e Shqipërisë e cila është e ndarë në bazë të rasteve të të infektuarve gjatë 2 javëve të fundit.

Harta është e ndarë në të kuqe, portokalli dhe e verdhë. E kuqe zonat me rrezik të lartë, zonat portokalli me një rrezik të mesëm dhe e verdhë ato me rrezikshmëri të ulët.

“Është e ndarë në bazë të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit. Në zonë e kuqe është Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Korça, Kavaja, Mirdita, Tirana, Tepelena, Përmeti, Saranda dhe Tropoja.

Në zonat portokalli, Berat, Devoll, Durrës, Elbasan, Kukës, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Peqin, Pogradec, Shkodër dhe Vlorë.

Jeshile të gjitha komunat e tjera,” është shprehur Bino.