Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë një interviste në News24, tha sot se situata në vend nga pandemia e koronavirusit “po rëndohet çdo ditë”, por sipas saj, kjo pritej. Lidhur me mundësinë e karantinës së dytë, Rakacolli tha “jemi shumë pranë asaj vijës së kuqe”.
“Është e parathënë dhe e parashikuar. Në Shqipëri po ndodh ajo që po ndodh në mbarë globin, është një ecuri normale e epidemisë në botë, në Shqipëri shifrat janë në rritje fatmirësisht s’janë rritur me atë shpejtësi që janë rritur me atë nivel si në Spanjë e Francë, kjo tendencë e rritjes na bën që në cdo moment të jemi akoma të kujdesshëm në monitorimin e situatës dhe në rekomandimin e marrjes së masave që mund ta lehtësojnë situatën”.
Janë ezauruar të gjithë shtretërit në 3 spitalet Covid?
Rakacolli: Jo, këtë e them me shumë përgjegjësi. Jo nuk janë ezauruar komplet. E kemi thënë që vetëm në Tiranë kemi 550 shtretër të dedikuar vetëm për pacientët me Covid, por që të bëjmë menaxhim sa më të mirë dhe për burimet njerëzore, ne vijojmë e bëjmë një gjë me plan.
Kam vënë re ka njerëz që edhe pse presin një përgjigje që mund të vonojnë, i kërkohet të qëndrojnë më shtëpi, e kjo nuk ndodh, ndodh edhe që kur e marrin përgjigjen pozitive qëndrojnë dy tre ditë dhe dalin, ndoshta dhe me maska me bindjen që s’do e infektojnë tjetrin, a është e vërtetë? A ndikon tek rritja e numrit të të prekurve?
Rakacolli: Patjetër që po është e dhimbshme, ky fenomen është tejet i dhimbshëm.
Që në momentin që ti dyshohesh, nuk dyshohesh kot, në atë moment duhet ta konsiderosh veten që je me korona, fatkeqësisht jemi gjetur dhe në situata që është lajmëruar personi se po vijmë të bëjmë tamponin dhe na ka thënë s’jemi në shtëpi ejani më vonë dhe persona të tjerë që kanë qenë pozitivë dhe nuk e kanë zbatuar karantinën.
“Jemi shumë pranë asaj vijës së kuqe”
Mbyllje totale si në mars?
Rakacolli: Nuk ka një gjë të prerë, është gjithcka në varësi të numrave, gjithcka analizohet, procesi nuk është aq i thjeshtë po ose jo.