MENU
klinika

"Procesi do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së"

Konfirmimi i aktakuzave/ Rama e Meta i shprehin mbështetjen Thaçit

05.11.2020 - 13:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur hapur mbështetjen Hashim Thaçit pasi ky i fundit dha doreheqjen nga posti i Presidentit.

Thaçit sot iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë, por për Ramën ky është një proces absurd.

Për më tepër ai thotë se drejtësia e Luftës Cclirimtare në Kosova është e pacënueshme kurse me procesin ndaj Thaçit do të vuloset përfundimisht pastërtia e UÇK-së.

STATUSI NGA EDI RAMA
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj????.

Presidenti i Republikës,  po ashtu  ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës, pas vërtetimit të aktakuzave.

Në një status në Facebook, Meta thotë se vlerëson aktin e Hashim Thaçit, ndërsa shprehet se ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin,.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkruan Meta.