Kryeministri Edi Rama i përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha pasi ky i fundit reagoi për ti kërkuar llogari për situatën e Covid duke shmangur pyetjen e kryeministrit për raportin Dick Marty.
Rama i shkruan të mos fshihet pas Covid por të përgjigjet për faktin se ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë
“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty“, shkruan Rama.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha më herët i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të përgjigjet se pse nuk e kap spitalin Covid 4.
Basha e ka devijuar përgjigjen për akuzën që i bëri Rama, për një dosje që përmbante disa sajesa në lidhje me “Shtëpinë e Verdhë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama duhet të lërë shpifjet dhe lojërat politike. Sipas tij, Kryeministri po i lë njerëzit që të vdesin rrugëve.
“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha.