Shpallet lista e futbollistëve kuqezinj për tri ndeshjet e nëntorit. Trajneri Edi Reja ka kthyer përsëri sytë nga veteranët për të zgjidhur problemet e përfaqësues shqiptare, e cila prej 3 ndeshjesh radhazi nuk gjen rrugën e rrjetës.
Tekniku ka bërë prapakthehu në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke afruar përsëri në skuadër emra si Cikalleshi e Balaj, të cilët ishin lënë jashtë planeve të teknikut. Përkrah tyre do të jenë emra si Bare, Uzuni, Manaj, Vrioni e Seferi, por jo Armando Sadiku.
Ashtu siç pritej, në listë mungojnë Strakosha pozitiv ndaj COVID-19, si dhe Dermaku e Roshi të dëmtuar. Por në mesfushë kthehen Gjasula e Selahi që refuzuan grumbullimin muajin e kaluar, ndërsa kthehet pas shumë kohësh edhe Ledian Memushaj, i cili kishte qëndruar jashtë listës gjatë muajve të eksperimenteve kuqezi.