MENU
klinika

Në 24 orët e fundit

Rekord infektimesh: 421 raste pozitive, dhe 7 viktima nga Covid-19

05.11.2020 - 16:09

Është regjistruar një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 421 persona.

Ndërkohë, virusi i rrezikshëm iu ka marrë jetën edhe 7 pacientëve, duke e çuar në 543 numrin total të viktimave.

Lajm i mirë është se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga virusi Covid-19 118 të infektuar.

Tabela

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN