MENU
klinika

"Po më vret..."

Rita Ora kundër ”Lock-Down”-it të dytë në Angli

06.11.2020 - 10:20

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Rita Ora është parë shumë e pakënaqur nga karantina e dytë totale në Britaninë e Madhe.

Ora në një story në Instagram shkruan se ”Lock-Down 2” që do të jetë të paktën për 4 javë në Britaninë e Madhe po e vret dhe do që mos e përsëritet sërish.

“Kjo vazhdon të më vrasë vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish”, ka shkruar 29-vjeçarja në InstaStory.

Në fakt izolimet janë goditje e madhe ekonomike për këngëtarët pasi s’mund të realizojnë koncertet e tyre apo performancat nëpër pub-e.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN