MENU
klinika

"Humbje për artin"

Robert Ndrenika: Kujtoj me respekt, punën me Fejzon

22.11.2020 - 13:15

        Ndarja nga jeta e regjisorit Muharrem Fejza, ka ngjallur reagimet e shumë prej aktorëve, kolegë dhe miq të artistit. Aktori i njohur, artisti i merituar dhe “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika, nuk mund ta fshehë trishtimin për humbjen e regjisorit Muharrem Fejzo.


Ndrenika rrëfeu për mediet, se e ka njohur Fejzon që fëmijë dhe se e kishte zili teksa luante në teatër. Ai e kujton me respekt, punën me regjisorin e mirënjohur.

“E njoha Fejzon që kur isha fëmijë. E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili. Me Fejzon, kam qenë te filmi “Kapedani”. Kujtoj me respekt, punën me Muharrem Fejzon. Punova me Fejzon edhe te “Fije që priten”. Humbja e Fejzos është humbje për artin. I shpreh ngushëllime familjarëve të Fejzos!” –  deklaroi Robert Ndrenika.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit