MENU
klinika

Europa League

Roma me “5 yje”, përmbys Napoli, Tottenham nuk gabon

05.11.2020 - 20:58

Roma nuk ka falur për të dytën herë në shtëpi, duke triumfuar 5-0 përballë rumunëve të Cluj dhe marrë edhe kreun. Napoli ka përmbysur në 2-1 shifrat në Kroaci, ndërsa Tottenham duket se ka bërë detyrën në Bullgari me Ludogoters.

Protagonist për Romën ka qenë Borja Mayoral, i ardhur nga Real Madrid, që ka gjetur dy gola sonte. Në pjesën e parë, Fonseca ka përdorur një rotacion të lehtë, duke mbyllur diskutimin në 34 minuta (3-0). Mkhitaryan hapi sdën që në minutën e dytë me kokë, më pas do të ishte Ibanez ai që dyshon.

Mayoral shënoi golin e tretë. Në pjesën e dytë, Fonseca ndryshoi gjithçka dhe aktivizoi futbollistë të tjerë, duke bërë 3 ndërrime fillimisht në të 46′ dhe pastaj edhe dy të tjerë. Mayoral gjeti golin e katërt dhe në fund shënoi edhe Pedro Rodriguez për 5-0 finale! Kumbulla titullar dhe 90 minuta të plota.

Fiton edhe Napoli i Gattusos në Kroaci, ku u përball me Rijeka. Pas një pjese të parë jo të mirë dhe ku vendasit shënuan me anë të Muric, axurrët megjithatë gjetën 1-1 me Demme. Në pjesën e dytë erdhi autogoli i Braut në të 62′ dhe Napoli ia del. Hysaj nuk u fut, ishte në stol.

Tottenham u rikthye te fitorja në Europa League pas humbjes ndaj Antëerp me rezultatin 1-0. Ekipi anglez fitoi me rezultatin 1-3 në Bullgari kundër ekipit të Ludogoretsit. Ndeshja u d0minua dhe u tua me lehtësi nga skuadra e “Spursave”.

Takimi u hap shpejt me anë të Harry Kane. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 13′. Shtatlarti gjeti golin e tij të 200 me Tottenhamin me kokë. Lucas dyshoi shifrat në minutën e 33′ për 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN