Debati për numrin e vdekjeve nga Covid vijon të jetë një nga temat kryesore të politikëbërjes në vend.
Sokol Balla publikoi sot në emisionin “Real Story” në News24 grafikë të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në 2020, në përiudhën korrik-tetor, krahasuar me dy vite më parë, 2019 dhe 2018 për të njetjën periudhë.
“Këtu shihet se në 2020 vdekjet janë të larta krahasuar me 2019. Ndërkohë që 2018 janë pak a shumë njësoj me 2019. Pra, viti 2020 ka më shumë vdekje, 287 të vdekur. Në gusht janë 806 të vdekur më shumë se 2019, po ashtu edhe muaji shtator më shumë vdekje”,- tha Balla.
Balla e cilësoi të ndjeshëm shtimin e numrit të vdekjeve, në studio me të ishte edhe analisti Shpëtim Nazarko, i cili tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve nuk është vetëm nga Covid, por edhe nga aksidentet, apo krime të ndryshme.
Nazarko: Po, padyshim shtimin më të madh e ke në gusht se atëherë u vërsulëm të gjithë në plazhe. Në gusht ke gati 800 të vdekur më shumë se në të njejtin muaj të dy viteve më parë.
Balla: Po të pyes pse gushti 2018 dhe 2019 kanë të njejtin numër, ndërsa në 2020 ka më shumë?
Nazarko: Mendoj se një pjesë e ka pandemia. Basha thotë se kemi fshehur numrin, ja ku e ka Basha numrin. Edhe po ta fshihet qeveria, rritja e viktimave duket. E shtron gabim edhe PD edhe PS çështjen.
Balla: Këto janë në bazë të datave të vdekjes, ata i referohen aktit të vdekjes… Fakt është që rritja është e ndjeshme.
Nazarko: Kuptohet që njerëzit dolën nga bllokimi dhe nisën kontaktet
Balla: Vdekjet totale sipas aktit të regjistrimit janë 2185 vdekje diferenca e 2020 ndërkohë që 2019 me 2018 është shumë e vogël
Nazarko: Grafiku të tregon që s’ka fshehur gjë njeri…Ore e besoj PD që thotë janë shtuar nga Covid. Është mirë të bësh tampone dhe autopsi të zbulohet preciz shkaku i vdekjes. Në momentin që ti e di nga të vjen rreziku, teorikisht do ishte mirë, por qeveria ti ka treguar numrin, të jesh i çmendur të thuash u fsheh…Unë do isha dakord të thoshte bëj autopsi, ndaji ata me covid dhe pa covid… Akuza është e tmerrshme. Unë them se ato 2 mijë vdekje nuk kanë ardhur vetëm nga pandemia, por edhe aksidentet, apo vrasje. Ishte një lloj çlirimi për të gjithë dalja nga karantina.