MENU
klinika

Nga Project Syndicate

SHBA është fuqi e domosdoshme sepse është e pazëvendësueshme!

21.11.2020 - 17:48

Në vitin 1998, Sekretarja e Shtetit e atëhershme e SHBA, Madeleine Albright përshkroi Shtetet e Bashkuara si “kombi i domosdoshëm”, duke deklaruar se, “Ne qëndrojmë lart dhe shohim më larg se vendet e tjera në të ardhmen”. Dy dekada më vonë, SHBA mbetet kombi i domosdoshëm.

E megjithatë, në vend që të shihte të ardhmen, kohët e fundit duket se i kishte sytë mbyllur. A do të thotë fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji që SHBA po i rihap sytë?

Një gjë është e dukshme: po të kishte fituar Donald Trump një mandat të dytë, fati i SHBA-së  do të ishte vulosur. Amerika që ka qënë prej kohësh në rendin liberal ndërkombëtar, e formuar nga parimet universale të përcaktuara në Kartën e Atlantikut 1941, do të ishte shkatërruar, njëherë e përgjithmonë.

E megjithatë presidenca e afërt e Biden nuk garanton kurrsesi një kthim në udhëheqjen amerikane dhe vizionin e së kaluarës. Po, ishte një fitore vendimtare. Biden fitoi mbi 79 milion vota, më shumë se çdo president tjetër i SHBA. Dhe ai fitoi të njëjtin numër të votave të Kolegjit Zgjedhor si Trump në 2016, kur Trump pretendoi të kishte një “fitore masive dërrmuese”, pavarësisht se kishte humbur votën e popullit ndaj Hillary Clinton.

Sidoqoftë, Trump mori më shumë se 73 milion vota këtë vit, rreth dhjetë milion më shumë se në 2016, dhe numrin e dytë më të madh të votave të hedhura ndonjëherë për një kandidat presidencial të SHBA.

Zgjedhjet kanë demonstruar se ndikimi i Trump do të shtrihet përtej presidencës së tij. Kjo nuk do të thotë asgjë për plagët e qëndrueshme që sfidat e tij të vazhdueshme do të lënë në demokracinë e Amerikës dhe reputacionin ndërkombëtar.

Kjo trashëgimi nuk ka të ngjarë të ndihet plotësisht ndërkombëtarisht në një periudhë të afërt. Administrata e Biden do të kërkojë të rikuperojë rolin e Amerikës në institucionet shumëpalëshe. Tashmë, presidenti i zgjedhur ka premtuar të ribashkohet me marrëveshjen e klimës së Parisit, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit. V

Por,  pritshmëritë që SHBA do të rifillojnë me shpejtësi rolin e saj udhëheqës global duhet të ulen. Megjithëse SHBA mbetet fuqia mbizotëruese ushtarake dhe ekonomike e botës, si dhe një forcë e madhe kulturore, nuk është hegjemone. Ajo nuk mund të diktojë më drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo që SHBA ende mund të bëjë është të mobilizojë aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë për të zgjidhur sfidat e përbashkëta. Në qoftë se SHBA nuk shëron ndarjet e saj, megjithatë, edhe kjo “fuqi thirrëse” ka të ngjarë të zhduket në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Një fuqi thirrëse duhet të japë një shembull të liberalizmit dhe multilateralizmit, jo vetëm të bëjë kërkesa. Një vend i ndarë si SHBA i sotëm nuk mund të japë një shembull të tillë.

Pse nuk duhet të drejtojë dikush tjetër? Ta themi thjesht, sepse askush tjetër nuk mundet. Nuk ka asnjë aktor të vetëm, apo edhe një koleksion aktorësh, që është gati të zërë vendin e Amerikës.

German Chancellor Angela Merkel welcomes French President Emmanuel Macron as he arrives at Meseberg Palace, northeastern Germany, on June 19, 2018, before holding a ministerial conference to coordinate European reform proposals ahead of the EU summit to take place from June 28 to 29, 2018. – German Chancellor Angela Merkel is hosting French President Emmanuel Macron to hammer out reforms that can stop the “disintegration” of the European Union, torn by populist forces and deep discord over immigration. (Photo by John MACDOUGALL / AFP) (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)i

Merrni Bashkimin Evropian. Sigurisht që zotëron shumë prej atributeve : kultura të gjalla dhe të larmishme, shoqëri dinamike civile, sisteme të mirë-institucionalizuara për përkrahjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit dhe një angazhim për multilateralizmin.

E megjithatë, në shumë çështje jetësore për udhëheqjen globale, BE çalon.

Mungesa e vullnetit politik ka bërë që Evropa vazhdimisht të ketë shpërndarë burimet. Si rezultat, nuk ka arritur të ndërtojë kapacitet adekuat të përbashkët apo edhe të krijojë kushtet për ta bërë këtë. Për shembull, udhëheqësit e BE insistojnë që Evropa duhet të arrijë “autonomi strategjike”, pa e ditur  se çfarë do të thotë kjo.

BE-së i mungon vetë-siguria që do t’i duhej për të shërbyer si një shembull i besueshëm dhe bindës për botën. Me pak fjalë, BE-ja duhet të ecë në këmbë.

Në qoftë se dhe derisa të ndodhë, SHBA do të jenë të domosdoshme, sepse janë të pazëvendësueshme. Kjo e bën atë gjithnjë e më të rëndësishme për administratën e Biden jo vetëm që të ri-angazhohet me botën dhe sistemin multilateral si një fuqi thirrëse, por edhe për të gjetur një mënyrë për të shëruar SHBA.

Vetëm një Amerikë e bashkuar mundtë shërbejë si zemra e rendit ndërkombëtar liberal.

Ana Palacio, një ish ministre e punëve të jashtme të Spanjës dhe ish nënkryetare e vjetër dhe këshilltare e përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore, është lektore në Universitetin Georgetown.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al