MENU
klinika

Covid-i i gjatë, shkencëtarët në panik

“Shkatërron mushkëritë, dëmi te pacientët mund të jetë i madh”

10.11.2020 - 08:25

Zbulimet sugjerojnë se coronavirusi nuk është vetëm një sëmundje e shkaktuar nga vdekja e qelizave të infektuara nga virusi, por ndoshta është gjithashtu pasojë e këtyre qelizave anormale që mbeten në mushkëri për një kohë të gjatë.

Ekipi i shkencëtarëve ka analizuar mostrat e indeve të mushkërive, zemrës, mëlçisë dhe veshkave të dyzet e një pacientëve të vdekur nga coronavirusi në Spitalin Universitar të Triestes.

Supozojmë se një nga arsyet e të ashtuquajturit “covid i gjatë” është shkatërrimi i konsiderueshëm dhe i përhershëm i indeve të shëndetshme të mushkërive.

Edhe nëse pacienti shërohet nga pasojat e coronavirusit, dëmi që bën sëmundja mund të jetë i madh – tha Mauro Giacca, profesor në King’s College të Londrës dhe një nga bashkautorit e studimit.

Rritja e provave nga e gjithë bota sugjeron që më pak pacientë që i kanë mbijetuar coronavirusit dhe që konsiderohen të shëruar nga infeksioni fillestar mund të përjetojnë një sërë simptomash më të përhershme.

Të tilla simptoma janë lodhja, gulçimi dhe e ashtuquajtura mjegull mendore (brain fog) një gjendje e panjohur mjekësore, por është një etiketë gjithnjë e më popullore për një grup simptomash që mbulojnë nivel të ulët energjie, nervozizëm, lodhje, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke, harresë, mungesë motivimi, depresion, ankth dhe konfuzion. Kjo gjendje shpesh quhet “COVID i gjatë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misteri i origjinës së Covid-19

‘Lindi nga bashkimi i dy viruseve’!

Sqaron deklaratën e Trump: Unë e di me siguri, se…

‘Dy javët e ardhshme do jenë kritike’, eksperti i SHBA flet për situatën


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!