MENU
klinika

35 trofe me Flamurtarin

Shuhet legjenda e basketbollit vlonjat

04.11.2020 - 11:43

Viron Toska, trajneri i mirënjohur i basketbollit vlonjat dhe atij shqiptar, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, si pasojë e Covid-19. Një lajm i trishtë për sportin e basketbollit, pasi largohet nga jeta një prej figurave të njohur të këtij sporti në vitet e fundit.

Toska ishte shtruar prej disa ditësh në spital, në kryeqytet dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Për fat të keq, ai nuk e ka fituar dot betejën me koronavirus, duke u ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Në karrierën e tij numërohen mbi 35 tituj të fituar me Flamurtarin, në kampionat, Kupë apo evente të tjera kombëtare, një trajner i suksesshëm, që ka drejtuar edhe kombëtaren e femrave.

Një emër i madh i basketbollit, që largohet herët nga jeta. “Konica.al” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Toska për këtë ngjarje të hidhur. U prehsh në paqe profesor!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN